Nga Oberliga gjermane në Botërorin 2026, “përralla” e portierit nga Haiti të FC Cosmos Koblenz

Gjermani | 6 muaj më parë

Kategoria e pestë e futbollit gjermane do të “përfaqësohet” në Botërorin 2026 nëpërmjet portierit të Fc Cosmos Koblenz.

Prej ditësh ekipet pjesëmarrëse në Botëror kanë nisur të shpallin listat paraprake ose ato finale të lojtarëve të grumbulluar ndërsa emrat e bërë publik nga kombëtarja e Haitit ka qenë motiv krenarie për Oberliga-n gjermane.

“Kam shumë emocione, për mua është një motiv i madh krenarie”, tha Josué Duverger. Për 25-vjeçarin pjesëmarrja në Botëror është diçka e paimagjinueshme ashtu siç është edhe përfaqësimi i një kombi të vogël si aii Haitit në një arnenë kaq të madhe. “Kur pashë emrin tim në listë karriera ime mori tjetër drejtim. Ende nuk e kam metabolizuar rëndësinë e atij nominimi, por besoj se duke afruar eventi po nis të kuptoj se çfarë kam arritur”, tha portieri i FC Cosmos Koblenz.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme