E konfirmon Bledar Hodo:  Tetova, trajneri i ri i Teutës

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Edlir Tetova do jetë trajneri i ri i skuadrës së Teutës. Një lajm i tillë ëshë bërë i ditur nga drejtuesi aktual i skuadrës durrsake, Bledar Hodo, i cili konfirmoi gjithçka pas ndeshjes ndaj Pogradecit, të fituar 1-0.

Në intervistën pas ndeshjes të dhënë për emisionin “Super Gol”, Hodo theksoi: “Edlir Tetova do jetë trajner i Teutës, unë do jem pjesë e stafit”.

Për ndeshjen: “Duhet t’i kërkojmë falje tifozëve, që e sollëm deri në këtë situatë. I tillë është futbolli. Unë personalisht e prisja një ndeshje të tillë, isha i përgatitur. Por janë emocione shumë të forta, kemi dalë kampionë, kemi marrë Kupë, por kjo është diçka tjetër komplet”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme