Kërkuan ndryshim mase, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për Gjylin dhe Elezin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjatur me tre muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe ish-drejtorin e KESH Erald Elezi, duke lënë kështu në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi’.
Gjyli dhe Elezi u paraqitën paraditen e kësaj të hëne në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arresti shtëpiak” në një masë më të butë.
Për Gentian Gjylin, SPAK ka kërkuar 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera (2 episode), si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Aktualisht Gjyli ndodhet në arrest shtëpie.
SPAK ka kërkuar më herët për Erald Elezin, ish-drejtor i KESH, dënimin me 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera, i cili ulet me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe ndalimi për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




