Partizani U-19 fiton Kupën e Shqipërisë

Partizani është fitues i Kupës së Shqipërisë U-19. Të kuqtë triumfuan në finalen e zhvilluar ndaj Teutës me rezultatin 3-0.
Një paraqitje bindëse e skuadrës së Partizanit, që administroi mirë finalen dhe siguroi trofeun falë golave të shënuar nga Banushi dhe Qokthi, me këtë të fundit që realizoi dy herë në pjesën e dytë.
Partizani kaloi në avantazh në minutën e 43-të me Banushin, ndërsa pak minuta më vonë mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Qamilit.
Pavarësisht inferioritetit numerik, të kuqtë ruajtën kontrollin e lojës edhe në pjesën e dytë dhe vulosën suksesin me dy golat e Qokthit në minutat 76 dhe 90, duke mbyllur takimin me fitoren 3-0.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia e organizuar nga FSHF, ku trofeu dhe medaljet iu dorëzuan skuadrës së Partizanit U-19 nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergji Petro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




