Irani paralajmëron SHBA-të: Do të përdorim metoda të reja nëse sulmet vazhdojnë

Zyrtarë ushtarakë të Iranit kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se çdo sulm i ri ndaj Teheranit do të përballet me “mjete dhe metoda të reja”, sipas agjencisë shtetërore iraniane Fars.
Një zëdhënës i ushtrisë iraniane deklaroi se Irani nuk mund të “rrethohet apo mposhtet”, duke theksuar se, për shkak të kontrollit të forcave iraniane mbi Ngushticën e Hormuzit, situata në këtë zonë nuk do të kthehet më si më parë.
Sipas tij, alternativa e vetme për kundërshtarët është “respektimi i popullit iranian dhe njohja e të drejtave të Iranit”.
Ndërkohë, Ebrahim Azizi deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet “përherë në zotërim dhe administrim” të Teheranit.
Nga ana tjetër, Donald Trump tha se kishte pezulluar sulme të reja ndaj Iranit pas kërkesës së vendeve të Gjirit, ndërsa po zhvillohen “negociata serioze” me Teheranin.
Megjithatë, Trump paralajmëroi se SHBA-të janë të përgatitur për një “sulm të plotë” ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




