Europa League në RTSH/ Emery mes më fituesve në Europë, nëse triumfon në Stamboll “barazon” Ancelotti-n dhe Mourinho-n

Sport | 6 muaj më parë

Finalja e madhe e Europa League 2025-2026 mes Freiburg dhe Aston Villa-s është njëra prej takimeve, të cilat kanë shumë histori brenda. Në kampin anglez figura e Unay Emery është unike.

Basku ka fituar plot katër herë kompeticionin duke mbajtur një rekord unik falë triumfit të trefishtë si trajner i Sevilla-s mes viteve 2014-2016 dhe fitoren të 2021-it si teknik i Villarreal.

Menaxherët me më shumë trofe europianë të fituar

54-vjeçari me një tjetër fitore përballë Freiburg do të thellonte rekordin e tij ndërsa do të arrinte Carlo Ancelotti-n, i cili është mes trajnerëve më fitues të Europës me pesë finale të fituara në kupat e organizuara në kontinentin tonë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme