Publikohen pamjet e godinës së restauruar të Muzeut Historik Kombëtar, Gonxhja: Punimet e fazës së parë, drejt përfundimit

Kulturë | 6 muaj më parë

Punimet e fazës së parë restauruese dhe përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar janë drejt përfundimit.

Kjo u bë me dije nga Ministri Blendi Gonxhja, ndërsa ka publikuar edhe pamjet e restauruara të godinës pas ndërhyrjeve në fasadë dhe heqjes së skelave.

Ky projekt realizohet në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

“Ky projekt në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në fasadë dhe heqjes së skelave mbrojtëse, tashmë zbulohet pamja e restauruar e godinës, ndërsa puna vazhdon për përfundimin e plotë të fazës së parë të implementimit të ndërhyrjeve strukturore”, shkruan Ministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme