Dita Botërore e Bletës, bletarët apel për mbrojtjen e saj, simbol i jetës në ekosistem
20 maji shënon Ditën Botërore të Bletës, një ditë ndërgjegjësimi për rëndësinë që kanë bletët në jetën dhe ekosistemin tonë. Bletarë të shumtë vijojnë të ruajnë këtë traditë të lidhur ngushtë me natyrën. Një prej tyre është edhe Ylli Matija, rruga e tij pranë bletëve nisi vite më parë dhe u kthye në një pasion që vazhdon edhe sot.
Puna me bletët kërkon kujdes të vazhdueshëm, përkushtim dhe njohje të detajuar të këtij procesi.
“Të qenit veteriner më ka ndihmuar sepse njihja një pjesë të sëmundjeve të bletës por dashuria për bletën vjen e para. Nëse nuk do bletën nuk mund të bëhesh një bletar i suksesshëm”, u shpreh Ylli Matija, Bletar, mjek veteriner.
Në Ditën Botërore të Bletës vëmendja rikthehet tek mbrojtja e tyre dhe rëndësia që kanë për mjedisin.
“Me skalitjen më të mrekullueshme të natyrës pjesën më të madhe e ka bleta në dorë”, tha ai.
Me përvojën e krijuar ndër vite Ylli Matija vijon të mbetet pranë bletëve duke e konsideruar këtë rrugëtim një lidhje të veçantë me natyrën dhe jetën.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




