Rikthehet zjarri në Panaja- Flakët avancojnë drejt ullishteve, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve
Zjarri është rikthyer sërish në zonën e Panajasë, në Vlorë, ku era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Aktualisht, zjarri po përfshin sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët po avancojnë drejt kodrave dhe ullishteve përreth.
Terreni i vështirë po e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit me mjete rrethanore.
Ndërkohë, kushtet atmosferike dhe era e fortë po shtojnë rrezikun e përhapjes së flakëve në zona të tjera, duke kërcënuar sipërfaqe të mëdha me bimësi dhe ullinj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




