Vizita në Tokyo, Rama: Shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga vizita e tij në Tokyo, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore.
Në postimin e publikuar, Rama shpreh mirënjohjen për mikpritjen e veçantë nga autoritetet japoneze, duke e cilësuar këtë pritje si një shenjë respekti për Shqipërinë dhe ndryshimet që vendi ka pësuar në sytë e botës.
“Mirëmëngjes dhe me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama u prit ditën e djeshme (22 maj) me një ceremoni zyrtare shtetërore në Tokyo nga homologia e tij japoneze, Sanae Takaichi, në kuadër të një vizite që synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



