Juventusi bën “pazar” te Liverpool-i për ringritjen, përveç Alisson do edhe Robertson

Klubi bardhezi nuk po punon vetëm për portierin brazilian, por edhe për anësorin e majtë, në fund kontrate me “The Reds”.
Juventusi synon ringritjen, duke i dhënë fuqi të plotë trajnerit Spalletti, si dhe me një merkato të kushtëzuar nga mbetja jashtë Champions-it. Gjithsesi, klubi duhet të bëjë diçka më shumë se sezonin e fundit për të qenë në linjë me historinë e tij.
Dhe aktualisht po sheh te Liverpool-i për dy lojtarë që kanë bërë histori me klubin anglez vitet e fundit: Alisson dhe Robertson.
Interesimi për portierin titullar të Brazilit nuk është diçka e re. Dyshimi i vetëm tashmë ka të bëjë me qëndrimin e klubit anglez: a ja vlen të lejojë largimin e njërit prej portierëve më të mirë në botë? Juventusi nuk dorëzohet dhe ka në anën e tij disa favore.
Alisson ka arritur një marrëveshje me bardhezinjtë për një kontratë 3-vjeçare, deri në 2029-ën, me opsionin edhe për një sezon tjetër. Portieri brazilian gjithashtu e konsideron të mbyllur aventurën e tij në Angli. Vendimtar është edhe raporti me Spalletti-n, që e ka stërvitur te Roma.
Për mbrojtësin skocez Juventusi duhet të fitojë konkurrencën me Tottenham-in. Robertson ka kontratë deri më 30 qershor me Liverpool-in dhe lamtumira e tij me paramera zero u njoftua zyrtarisht tashmë. Juventusi ka hyrë në garë dhe ka gati ofertën për lojtarin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



