Përleshje mes tifozëve në Gjermani para finales së Conference League, dy policë të plagosur

Conference League | 5 muaj më parë

Nuk ka munguar tensioni para finales së Conference League, që zhvillohet sot në mbrëmje në Lajpcig dhe vjen drejtpërdrejt në ekranin e RTSH. Situata mes tifozëve anglezë dhe spanjollë që ndodhen në qytetin gjerman ka qenë mjaft e acaruar.

Sipas njoftimeve zyrtare nga policia e qytetit gjerman, disa qindra tifozë të Rayo Vallecano dhe del Crystal Palace janë konfrontuar “verbalisht dhe fizikisht” të martën në mbrëmje, në vigjilje të finales së Conference League.

“Dy agjentë policie janë plagosur, por e kanë vazhduar shërbimin”, – shkruhet në një deklaratë të shpërndarë mëngjesin e sotëm nga policia e Lajpcigut. Dy persona janë arrestuar tashmë, ndërsa policia ka identifikuar më shumë se 300 tifozë dhe ka lëshuar urdhër për largimin e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme