Bllokada ndaj porteve iraniane-SHBA ridrejton 109 anije tregtare në Detin Arabik

Botë | 5 muaj më parë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ka “ridrejtuar” 109 anije tregtare në Detin Arabik për të zbatuar bllokadën e Presidentit Donald Trump ndaj anijeve që udhëtojnë drejt apo nga portet iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit.

Bllokada e ngushticës dhe Gjirit të Omanit ka filluar më 13 prill dhe ka shkaktuar një krizë energjetike me pasoja të rënda ekonomike globale.

Aktualisht, disa helikopterë amerikanë Sea Hawk po patrullojnë Detin Arabik për të siguruar vazhdimin e bllokadës.

Sipas burimeve, një kuadër për një marrëveshje paqeje parashikon që Irani të hapë plotësisht trafikun detar për anijet tregtare në nivelet para luftës brenda 30 ditëve, transmeton Al Jazeera.

Situata mbetet e tensionuar, me ndikime të konsiderueshme në çmimet globale të naftës dhe tregtinë ndërkombëtare. Zhvillimet e mëtejshme priten me vëmendje të madhe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme