OKB u bën thirrje Iranit dhe SHBA-së të respektojnë armëpushimin

Amerikë | 5 muaj më parë

Organizata e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që të respektojnë armëpushimin e shpallur, ndërsa shprehet e shqetësuar për raportimet e shkëmbimit të zjarrit mes dy vendeve këtë javë.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, Stephane Dujarric, tha se organizata po përpiqet të kuptojë më mirë se çfarë është zyrtar dhe çfarë jo, pas lajmeve për një Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) mes Teheranit dhe Uashingtonit.

“Ne jemi shumë të shqetësuar dhe të preokupuar për shkëmbimet e zjarrit mes dy vendeve këtë javë”, tha Dujarric para gazetarëve.

“Nxitim të dyja palët që të respektojnë armëpushimin që kanë shpallur”, theksoi ai.

OKB-ja po monitoron nga afër situatën dhe po punon për të sqaruar detajet e mundshme të një marrëveshjeje mes palëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme