Ministri Gonxhja: Zbulime të reja arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Amantias, pasuri e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur përfundimin e gërmimeve arkeologjike në Parku Arkeologjik të Amantias, të cilat kanë sjellë zbulime të rëndësishme mbi organizimin urbanistik dhe historinë e qytetit antik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se gërmimet e realizuara nga DRTK Vlorë dhe IKTK nxorën në dritë një godinë antike, si edhe të dhëna të reja mbi fortifikimin e qytetit të poshtëm.
Sipas tij, zbulimet dëshmojnë vazhdimësinë e jetës dhe zhvillimit të Amantias nga shekulli III para Krishtit deri në shekullin VI pas Krishtit.
“Përfunduan gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Amantias, të cilat sollën zbulime të rëndësishme për njohjen e organizimit urbanistik dhe historisë së këtij qyteti antik. Gërmimet e zhvilluara nga DRTK Vlorë dhe IKTK, nxorën në dritë një godinë antike në zonën e agorasë, si edhe të dhëna të reja mbi fortifikimin e qytetit të poshtëm, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës dhe zhvillimit të Amantias nga shek. III p.Kr. deri në shek. VI m.Kr. Kërkimet do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, së bashku me ndërhyrje restauruese që synojnë ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore”, shkruan Gonxhja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




