Zjarr në një objekt në Rrugën e Kavajës
Një incident zjarri është regjistruar gjatë pasdites së sotme në një prej zonave kryesore të kryeqytetit. Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë një objekt të ndodhur në Rrugën e Kavajës, duke aktivizuar menjëherë protokollin e emergjencave civile.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e shpëtimit kanë ngritur perimetrin e sigurisë dhe kanë nisur operacionin për izolimin e vatrës dhe neutralizimin e rrezikut. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri në këtë fazë të operacionit, bilanci i dëmeve materiale mbetet nën vlerësim dhe nuk ka një pistë zyrtare mbi rrethanat apo faktorët e jashtëm që favorizuan ndezjen e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që hetimet e Policisë pritet të nxjerrin më shumë detaje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




