Barça-Atlético, sherr në rrjetet sociale për Alvarez: Colchoneros  ofrojnë për Yamal katër bileta për një koncert…

Futboll Bota | 5 muaj më parë

A është Barcelona një hap larg nënshkrimit të Julian Alvarez? Jo aq shumë, të paktën sipas përgjigjes ironike dhe therëse që Atletico Madrid i dërgoi Blaugranëve. “I kemi dërguar një faks Barcelonës me ofertën tonë për transferimin e Yamal: katër bileta për koncertin e nesërm të Bad Bunny, një abonim vjetor në ABC dhe një qese me fara luledielli. Po presim me padurim përgjigjen e tyre në mënyrë që të përgatisim njoftimin tonë”.

Mbaron këtu? Aspak, sepse Colchoneros shënjestrojnë edhe Pedrin: “Ja ku jemi! Për këtë ofertë të dytë, patëm një problem: biletat për koncertin e nesërm janë shitur të gjitha. Kështu që po e përmirësojmë ofertën tonë të mëparshme me gjashtë bileta për të dielën”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme