Zyrtare: Arne Slot largohet nga Liverpuli

Tashmë është zyrtare: Arne Slot largohet nga drejtimi i Liverpulit. Klubi anglez ka bërë zyrtar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
“Liverpool FC mund të konfirmojë se Arne Slot do të largohet nga roli i tij si trajner kryesor me efekt të menjëhershëm dhe se procesi për emërimin e një pasardhësi është në proces.
Pasi iu bashkua klubit në qershor të vitit 2024, Arne vazhdoi të na dhuronte titullin e 20-të të ligës në sezonin e tij të parë në krye, duke e përfunduar fushatën 2024-25 si Trajneri i Vitit në LMA, pasi gjithashtu e udhëhoqi ekipin në finalen e Kupës Carabao dhe në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.
Sipas mediave Andoni Iraola është favoriti kryesor për tu bërë trajneri i ardhshëm i Liverpulit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



