PSG, Luis Enrique: Ky trofe i dytë, akoma më special

UEFA Champions League | 5 muaj më parë

“Kjo Champions League është edhe më e veçantë, sepse e dinim para ndeshjes sa e vështirë do të ishte”. Luis Enrique festoi titullin e tij të dytë radhazi të Champions me PSG-në. Për trajnerin spanjoll, është i treti si trajner, pas kohës së tij si trajner i Barcelonës në sezonin 2014/15.

“Mendoj se ishte e merituar gjatë gjithë sezonit, edhe pse finalja ishte shumë e ngushtë”, shtoi ai. “Çfarë u thashë lojtarëve të mi në pushimin e pjesës së parë? Si të sulmojnë kundër një skuadre që mbrohet mirë. Penalltitë? Jemi mësuar…”.

“Trofeu i parë i Champions ishte i veçantë, por ky i dytë radhazi është edhe më i veçantë për ne. Kemi punuar me vite, kemi ëndërruar për këtë trofe, e fituam dhe duam ta vazhdojmë ta fitojmë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme