“S’ka mbajtur anën e askujt”, Hita për konfliktin në aeroportin e Vlorës: Policia ka vepruar drejt që të mos përshkallëzohej situata

Aktualitet | 5 muaj më parë

Konflikti mes dy kompanive në Aeroportin e Vlorës ka qenë një tjetër çështje për të cilën ka folur sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita. Lidhur me ndërhyrjen e policisë, Hita tha nga Vlora se nuk ka pasur mbajtje ane për njërën apo tjetrën kompani, por se kompania që menaxhon hapësirën ka paraqitur një vendim gjykate dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Sipas tij, policia ka vepruar drejtë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës.  

“Në asnjë moment Policia e Shtetit edhe në këtë rast nuk ka mbajtur anën dhe nuk ka vepruar në kundërshtim me aktet normative dhe ligjore. Aty ka pasur një kërkesë nga subjekti që ka të drejtën e administrimit të aeroportit dhe në funksion të mos agravimit të situatës ne jemi vendosur aty për të marrë të gjitha masat që të mos kishim një rast si ky i Zvërnecit. Në atë rast policia ka vepruar drejt edhe në bazë të ligjshmërisë. Nuk di fakte të gjykatës penale. Personi që ka në administrim, me vendim gjykate kanë kërkuar ndihmë te policia. Për të mos u përhapur më tej konflikti ne morëm këto masa. Ne kemi pasur një vendim gjykate dhe një njoftim nga kompania dhe për të mos u përshkallëzuar konflikti kemi marrë masa. Vendimet e gjykatës se si i kanë palët me njëra-tjetrën i zgjidhin ato”, tha Hita.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme