Brazili fluturon për në SHBA, avioni i Seleçaos “pagëzohet” në aeroport para nisjes

Kombëtarja braziliane e futbollit ka lënë Rio de Janeiro-n dhe ka fluturuar për në SHBA me ëndrrën për t’i dhënë fund agjerimit 24-vjeçar pa Kupën e Botës. Nisja e Brazilit gjatë natës është shoqëruar me entuziazmin e publikut dhe gjesteve të dashurisë për kombëtaren nga Neymar.
Sulmuesi i Santos-it ka postuar një foto para ngritjes së avionit, ku shfaqet ulur në mes të shokëve të skuadrës, ndërsa fjalët që e shoqërojnë janë “Të gjithë bashkë”. Neymar ka postuar edhe një imazh të trofeut të Kupës së Botës në muzeun e Federatës Braziliane të Futbollit. Një tregues i qartë ky për objektivin e kombëtares së udhëhequr nga Carlo Ancelotti.

Një kuriozitet: avioni i kombëtares braziliane, para ngritjes, kaloi poshtë një harku uji të formuar nga pompat e dy zjarrfikëseve të aeroportit të Galeao. Një ritual që është quajtur “pagëzim” dhe që zhvillohet në raste speciale, siç është edhe eventi i Botërorit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




