I shoqëruar nga efektivë, Meta mbërrin në ceremoninë mortore të të atit. E pranishme edhe Kryemadhi

Aktualitet | 5 muaj më parë

I shoqëruar nga efektivë, ish-presidenti Ilir Meta ka mbërritur në ceremoninë mortore të babait të tij Rexhep Meta i cili ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Në pamjet e publikuara, Meta shihet teksa zbret nga furgoni i policisë, ndërsa më pas takon të pranishmit në ceremoni. Po ashtu e pranishme ishte e dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndërsa ceremonia e varrimit u zhvillua në fshatin Çepan të Skraparit, vendlindja e familjes së Metës.

Ish presidenti Ilir Meta, u largua mëngjesin e kësaj të marte nga ambientet e paraburgimit nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.

Pas përfundimit të aktiviteteve mortore, Meta do të rikthehet në ambientet e paraburgimit gjatë pasdites së të martës. Ndërkohë, atij i është miratuar edhe një leje e dytë për ditën e mërkurë , e cila do t’i mundësojë të jetë pranë familjarëve dhe të afërmve gjatë pritjeve të ngushëllimeve.

Leja e së mërkurës është parashikuar të zgjasë nga ora 09:00 deri në 21:00, kohë gjatë së cilës familja Meta do të presë ngushëllimet në Tiranë për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës.

Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, pas arrestimit të tij në kuadër të hetimeve të SPAK.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme