Kostyuk kalon në gjysmëfinalen e Roland Garros, do të përballet me rusen Andreeva  

Sport | 5 muaj më parë

Gjysmëfinalja e parë për femra e Roland Garros do të jetë ajo mes Mirra Andreeva dhe Marta Kostyuk. Ukrainasja fitoi derbin kundër Elina Svitolina me rezultatin 6-3, 2-6 dhe 6-2, duke ruajtur serinë e fitoreve në tokën parisiene.

Ndeshja u mbyll pas një ore e 49 minutave, nën çatinë e Chatrier, një tokë edhe më e vështirë. Në fillim të turneut kishte frikë, për shkak të një bombardimi pranë shtëpisë së prindërve të saj, tani luan gjysmëfinalen e parë Slam. Kjo ishte fitorja e dytë ndaj një kundërshtareje të “top 10” brenda pak ditësh. Është ukrainasja e parë në gjysmëfinalen e Roland Garros të erës Open.

Kundër Mira Andreeva është një përsëritje e finales së Madridit, e fituar nga Kostyuk.

Andreeva e mbylli për 56 minuta ndeshjen ndaj Sorana Cirstea, 6-0 dhe 6-3. Ishte një ndeshje e dominuar nga numri 8, që shfrytëzoi freskinë e saj, duke qenë 17 vjet më e re se tenistja rumune. Ishte fitorja e 34-t sezonale dhe gjysmëfinalja e dytë Slam në karrierë, pas asaj të Roland Garros të dy viteve më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme