Klinti Qato qëndron te Vllaznia, rinovon edhe mesfushori tjetër Cristian Dros

Klinti Qato është lojtari i radhës që qëndron te Vllaznia edhe për një sezon. Mesfushori është zyrtarizuar si pjesë e skuadrës së sezonit 2026-2027 nga klubi shkodran, që “blindon” kështu titullarët.
“Vazhdojmë edhe me Klinti Qaton. Edhe një sezon tjetër do të jemi me futbollistin Klinti Qato në rrugëtimin tonë të përbashkët. Ecim më tej”, – shkruhet në postimin e shkurtër të klubit shkodran në lidhje me rinovimin me Qaton.
Qato është një nga lojtarët më të vlerësuar nga tifozët shkodranë, të cilët e kanë për zemër për grintën që ai manifeston në fushë. Pak orë pas Qatos ka ardhur dhe rinovimi me mesfushorin tjetër, Cristian Dros. Edhe ai për një sezon do të mbajë fanellën kuqeblu. Dros pati disa dëmtime sezonin e fundit dhe nuk arriti të ishte protagonist me Vllazninë.

Më parë kuqeblutë kanë rinovuar me portierin Pohls, Çelikoviç, Muratajn, Kallakun dhe Kastratin. Po ashtu, kanë rinovuar trajneri Martini dhe drejtori sportiv Sinani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




