Bilanci i muajit maj në Policinë e Fierit, regjistrohen 264 vepra penale të ndryshme, zbardhen 98.4% e rasteve

Aktualitet | 5 muaj më parë

Policia e Fierit ka bërë bilancin gjatë muajit maj, ku kanë rezultuar se janë kryer 264 vpera penale të ndryshme. Krahasuar me  muajin prill, numri i veprave penale të evidentuara është rritur me 90 raste.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues Erion Ahmeti, teksa prezantoi rezultatet e punës, tha se nga  264 vepra penale, janë zbuluar 260 prej tyre, duke arritur një nivel zbardhjeje prej 98.4%.

Në lidhje me këto vepra penale janë identifikuar 268 autorë të dyshuar, nga të cilët 69 janë arrestuar ose ndaluar, 190 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 9 persona janë shpallur në kërkim.

Gjatë muajit maj, Policia e Fierit ka finalizuar 10 operacione policore, si rezultat i të cilave janë arrestuar ose ndaluar 14 persona. Operacionet janë përqendruar kryesisht në goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me shpërndarjen e lëndëve narkotike, armëmbajtjen pa leje, kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë, si dhe krimet kundër pronës dhe pasurisë.

Konkretisht, janë zhvilluar:

3 operacione kundër shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike;

2 operacione kundër armëmbajtjes pa leje;

3 operacione për kapjen e personave në kërkim;

2 operacione për goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë.

Drogë, armë dhe para të sekuestruara

Si rezultat i hetimeve dhe operacioneve të zhvilluara, gjatë muajit maj janë sekuestruar:

3.3 kilogramë Cannabis Sativa;

11.3 gramë kokainë;

1 automjet;

1 grirëse për përpunimin e lëndës narkotike;

2 peshore elektronike;

6 telefona celularë;

1 DVR;

1 armë zjarri pistoletë;

3 armë zjarri automatike tip kallashnikov model 56;

13 karikatorë me 172 fishekë;

1 armë gjahu pa leje;

1 kallëp lëndë plasëse;

15.900 euro;

800 mijë lekë.

Me shtimin e fluksit të automjeteve, Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimin e akseve rrugore përmes mjeteve teknologjike. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 14 aksidente rrugore, ku kanë humbur jetën 2 persona, 1 person është plagosur rëndë dhe 13 të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme