Vlahovic i jep lamtumirën Juventusit pas 4 vitesh, sulmuesi nuk pranon rinovimin e kontratës

Futboll Bota | 5 muaj më parë

Nuk ka “tym të bardhë”. Pas takimit të sotëm, palët kanë qenë larg ekonomikisht dhe lojtari nuk do të veshë fanellën bardhezi pas 4 vitesh.

Dusan Vlahovic largohet nga Juventusi. Sulmuesi serb, që në mesditë la qendrën stërvitore të klubit bardhezi, nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon më 30 qershor.

Nuk ishte e lehtë për të arritur një marrëveshje. Kërkesat e Vlahovic ishin të qarta: 8 milionë euro në sezon, plus komisione dhe premio në momentin e firmës. Oferta e Comolli-t ishte 6 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Rezultati? Nuk ka firmë dhe tashmë emri i lojtarit lakohet në shumë klube të tjera, italiane dhe europiane. Napoli, Bayern, Chelsea, Barcellona dhe Newcastle janë gati t’ia plotësojnë kërkesat financiare sulmuesit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme