Muriqi vs Lewandowski, dueli që vendos zgjedhjet presidenciale të Fenerbahçe-s

Rajoni | 5 muaj më parë

Aziz Yildirim dhe Hakan Safi po bëjnë gjithçka për të fituar zgjedhjet presidenciale në klubin turk të Fenerbahçe-s, por si “armë” po përdorin dy sulmues të njohur.

Pas pak ditësh anëtarët do të shkojnë në qendrat e votimit ndërsa  fushata po zhvillohet edhe në planin sportiv me dy protagonistë të mëdhenj siç janë Vedat Muriqi dhe Robert Leëandoëski.

Dy pretendentët kryesorë për të drejtuar klubin historik të Stambollit e kanë shndërruar tregun e futbollistëve në një “mjet” elektoral. Nga njëra anë, Aziz Yildirim po punon për të rikthyer Vedat Muriqin te Fenerbahçe. Nga ana tjetër, Hakan Safi po përpiqet të bindë Robert Leëandoëski-n që të udhëheqë një projekt që synon të thyejë dominimin e rivalëve historike si Beshiktash dhe Gallatasaraji.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme