Festivali i Pranverës, interes i lartë për bileta. Blihen online në my.ticket.al, ndërsa fizikisht te Teatri i Operës dhe Baletit

Kulturë | 5 muaj më parë

Ka nisur tashmë shitja e biletave për të ndjekur live Festivalin e Pranverës në RTSH. Biletat për dy netët e festivalit mund të blihen online në platformën myticket.al dhe fizikisht në sportelin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Interesi i publikut për të ndjekur live festivalin ka qenë mjafë i lartë. Ndërkohë mënyra për të blerë biletën më mënyrë elektronike është fare e lehtë.

“Për blerjen e biletave online për Festivalin e pranverës futemi në platformën myticket.al ku do të shfaqet eventi. Klikojmë mbi eventin më pas klikojmë mbi opsionin “Bli bileta” dhe do të hapet planimetria e sallës, selektojmë radhën dhe karrigen që dëshirojmë dhe më pas shtypni “dërgo në shportë dhe vazhdo për pagesën”. Zgjidhni kartën me të cilën do të bëni pagesën dhe më pas plotësoni të dhënat e klientit dhe klikoni në “vazhdo për të kryer pagesën online”. Procedura është shumë e thjeshtë dhe shumë e shkurtër”

Rikthimi i Festivalit të Pranverës, pas një periudhe kaq të gjatë, pritet të sjellë një frymë të re në skenën shqiptare.

Dy netët e festivalit do të prezantohen nga  këngëtarja Bleona Qereti dhe aktori Nik Xhelilaj, të cilët do të ngjiten në skenë për të drejtuar këtë kompeticion të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare.

Festivali i Pranverës  Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet në datat 6 dhe 7 qershor dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTSH 1, RTSH Muzikë, dhe Radio Tirana 1.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme