Turizmi, sektori me kërkesën më të lartë për punësim, zyra e punës në Gjirokastër vijon ndërmjetësimin mes bizneseve dhe punëkërkuesve

Sociale | 5 muaj më parë

Rreth 200 persona janë ndërmjetësuar për punësim nga Agjencia Rajonale e Punësimit në qarkun e Gjirokastrës gjatë muajve të fundit.

Punëkërkues të grupmoshave dhe profileve të ndryshme janë orientuar drejt vendeve të lira të punës në subjekte private dhe institucione të ndryshme, ndërsa zyra e punës vijon ndërmjetësimin mes punëdhënësve dhe qytetarëve që kërkojnë të integrohen në tregun e punës.

“Rreth 200 persona janë ndërmjetësuar deri tani ndërkohë një pjesë e tyre, gati 250 persona kanë gjetur punë vet por që kanë qenë të regjistruar në zyrat e punës”, u shpreh drejtoreshë te Zyra e Punës në Gjirokastër , Marseda Xarba.

Sipas të dhënave të Agjencisë Rajonale të Punësimit, kërkesa më e lartë për punësim është regjistruar në sektorin e turizmit, ku bizneset kanë nevojë për staf shtesë.

“Jemi kontaktuar çdo ditë për të pasur një staf shumë të mirë dhe për të rekrutuar tek ne persona të aftë të cilët të jenë gati për punësim”, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme