Samiti i BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Rama së bashku me liderët evropiane dhe të rajonit në foton familjare

Në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat të Malit të Zi, është realizuar fotografia familjare me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të rajonit dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.
I pranishëm është edhe Kryeministri Edi Rama krahë liderëve të Evropës dhe homologëve të tij në rajon.
Fotografia familjare shënon një nga momentet simbolike të samitit, ku liderët pozicionohen së bashku në kuadër të diskutimeve të përbashkëta mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Samiti mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në një takim të fokusuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, procesin e zgjerimit dhe integrimin gradual të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




