Tentoi të godiste me thikë efektivin e Policisë Rrugore dhe t’i rrëmbejë armën e shërbimit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Aktualitet | 5 muaj më parë

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në afërsi të kthesës së Kamzës, ku shtetasi D.K., 38 vjeç, ka tentuar të godasë me thikë efektivin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës duke menaxhuar trafikun.

Gjatë sulmit, autori ka tentuar gjithashtu t’i marrë armën e shërbimit, por është neutralizuar menjëherë dhe vënë në pranga nga shërbimet e policisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt thikë që kishte me vete, policit që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.

Njoftimi i plotë:

Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjeherë autori.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.

Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme