Kombëtarja U-19 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë U-19. Në kompleksin “National Football Base”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 3-0.
Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Culi (GK), Nikolli, Sylejmani, Llana, Sheji, Gjoka, Blini, Mihana, Vrella, Vukaj, Asani.
Bullgaria kaloi në avantazh në minutën e 27-të me Boychev, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë Tsonev realizoi golin e dytë për vendasit. Në pjesën e dytë, Bozhkov shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.
Gjatë ndeshjes, stafi teknik kreu disa zëvendësime për t’u dhënë hapësirë sa më shumë lojtarëve të grumbulluar, në funksion të monitorimit dhe vlerësimit të grupit.
Dy ndeshjet miqësore ndaj Bullgarisë i shërbyen Kombëtares U-19 për të testuar grupin e lojtarëve dhe për të vijuar procesin e përgatitjeve në prag të sfidave të ardhshme kualifikuese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




