Botërori/ Trajneri Petkoviç rinovon kontratën me Algjerinë

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Në prag të Kupës së Botës, Federata Algjeriane e Futbollit ia zgjati kontratën trajnerit zviceran Vladimir Petkoviç, ish-trajnerit të Lazios dhe menaxherit të ekipit kombëtar zviceran për shtatë vjet, deri në korrik 2028.

Petkoviç, 62 vjeç, pasoi Djamel Belmadi menjëherë pas Kupës së Kombeve të Afrikës të mbajtur në Bregun e Fildishtë në fillim të vitit 2024, ku algjerianët u eliminuan në raundin e parë.

Algjeria është pjesë e Grupit J në Botëror (bashkë me Argjentinën, Jordaninë dhe Austrinë) dhe do të debutojë në Kupën e Botës 2026 më 17 qershor ndaj Argjentinës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme