Gonxhja: Masa për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit veror në të gjithë vendin

Task-Forca Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik 2026 u mblodh sot për të koordinuar masat e sigurisë dhe mbarëvajtjes së sezonit veror në Shqipëri.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij gjatë takimit, theksoi se “Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kryesore që lidhen me sigurinë në plazhe, respektimin e distancave të mjeteve lundruese, pastërtinë dhe kujdesin mjedisor në zonat turistike, kontrollin e zhurmave, sigurinë ushqimore, funksionimin e pikave shëndetësore sezonale, si dhe menaxhimin e trafikut dhe fluksit të lartë të vizitorëve në pikat kufitare dhe destinacionet bregdetare.”
Ministri Gonxhja nënvizoi se Shqipëria po përjeton një tjetër vit rekord për turizmin.
“Shqipëria po përjeton një tjetër vit rekord për turizmin, me rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve dhe me një interes gjithnjë në rritje për destinacionet tona turistike. Për këtë arsye, bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional, reagimi i shpejtë ndaj çdo problematike dhe zbatimi me rigorozitet i ligjit mbeten thelbësore për të garantuar një sezon të sigurt, të pastër dhe të suksesshëm për turistët që zgjedhin Shqipërinë.”
Task-forca Ndërinstitucionale do të vijojë monitorimin dhe koordinimin e strukturave përgjegjëse gjatë gjithë sezonit veror, duke synuar një sezon turistik të sigurt, mikpritës dhe të suksesshëm në të gjitha zonat turistike të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.











