Kampion me Egnatian, Nevil Dede shpallet trajneri i muajit maj në Abissnet Superiore

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Egnatias, Nevil Dede, si trajnerin më të mirë të muajit maj në kampionatin “Abissnet Superiore”.
Vlerësimi vjen pas rezultateve të shkëlqyera të skuadrës rrogozhinase në fazën “Final Four”, ku Egnatia siguroi titullin kampion për të tretin sezon radhazi. Nën drejtimin e Nevil Dedes, Egnatia triumfoi në të tre përballjet ndaj AF Elbasanit, Vllaznisë dhe Dinamo City, duke mbyllur me sukses sezonin.
Çmimi “Trajneri i Muajit” për muajin maj iu dorëzua Nevil Dedes nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, në studiot e FSHF TV, në “Shtëpinë e Futbollit”, si vlerësim për punën dhe sukseset e arritura me skuadrën kampione të Shqipërisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



