Argjentina eksperimentale bind në testin e fundit, shënon edhe Messi në fitoren ndaj Islandës

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Tris i Argjentinës kundër Islandës në miqësoren e fundit të përgatitjeve të Botërorit, e luajtur në Auburn, Alabama. Lionel Messi e nisi këtë ndeshje nga stoli dhe shënoi vetëm pak minuta pas aktivizimit në pjesën e dytë, në vend të Giovanni Simeone.

Ylli argjentinas vinte nga një dëmtim i pësuar në fund të majit, në ndeshjen e Inter Miami kundër Philadelphia. Trajneri Scaloni hodhi në fushë një formacion eksperimental, përpara 88.000 spektatorëve.

Messi shërbeu për Lautaro Martinez (edhe ai u aktivizua në pjesën e dytë), që u pengua në zonë nga Olafsson. Nga pika e penalltisë “Pleshti” nuk gaboi, duke shënuar golin e 117-të në 199 ndeshje me kombëtaren argjentinase.

Argjentina e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të me Valentin Barco, pas një gjuajtjeje të bukur në hyrje të zonës. Goli i 3-të mban firmën e Thiago Almada në minutën e 86-të. Lautaro Martinez ishte pa fat, pasi goditi shtyllën. Kampionët e botës e nisin Botërorin kundër Algjerisë më 16 qershor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme