Hita pret delegacionin e IPA Albania, vlerësohet bashkëpunimi ndërkombëtar policor

Aktualitet | 5 muaj më parë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita priti sot në një takim delegacionin e IPA – Seksion Albania, të kryesuar nga Skënder Doda.

Gjatë takimit, Doda përcolli vlerësimet dhe falënderimet e kolegëve të huaj për Policinë e Shtetit, lidhur me profesionalizmin e treguar në organizimin e takimit të 31-të të IPA-s të vendeve të Mesdheut.

Në këtë kuadër, u vlerësua bashkëpunimi dhe angazhimi i strukturave të Policisë së Shtetit në mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar, i cili mblodhi përfaqësues të organizatës nga vende të ndryshme të rajonit.

Nga ana e tij, Hita vlerësoi rolin e IPA – Seksion Albania në forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe miqësisë ndërmjet punonjësve të policisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e Policisë së Shtetit për aktivitetet dhe iniciativat e kësaj organizate.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme