Turizmi në Gjirokastër në rritje, operatorët promovojnë oferta të reja për sezonin veror
Qarku i Gjirokastrës vijon të tërheqë një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj, duke konfirmuar interesin gjithnjë e më të lartë për turizmin kulturor dhe natyror. Operatorët turistikë raportojnë një shtim të rezervimeve krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa sezoni veror pritet të sjellë një fluks edhe më të lartë turistësh.
“Rajoni jonë ka një numër të lartë vizitorësh dhe periudha më e bukur për ta vizituar është maji dhe fillim qershori dhe pastaj pjesa e shtatorit dhe tetorit, kur temperaturat janë disi më të pranueshme dhe të ulëta. Janë muajt që ne i quajmë muajt e aventurës. Aventurat në terren dhe në aventurat malore janë më të më të arritshme nga turistët. Normalisht ka patur një rritje të kërkesave dhe të numrit të vizitorëve. Ajo që po vërejmë është interesi që kanë turistët për të shkuar më thellë në rajon”.
Operatorët e tregut të pasurive të paluajtshme shprehen se rezervimet kanë nisur herët dhe se ritmet e kërkesës mbeten të larta.
“Në varësi të emileve dhe kërkesave që kemi aktualisht pranë zyrës sonë, do ketë goxha shumë turistë”.
Sipas operatorëve vizitorët po shfaqin interes të veçantë për fshatrat karakteristikë, monumentet e kulturës dhe turet që ofrojnë njohje më të afërt me traditat lokale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




