Pas heqjes së “non gratës”, Berisha: Po planifikoj një udhëtim në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se po planifikon një vizitë në SHBA, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi sanksionet e vendosura 5 vite me pare.
Berisha tha se sipas SHBA, vendimi për heqjen e sanksioneve u mor në interes të Amerikës dhe bazuar ne ligjet e saj.
“Pa diskutim që unë do shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do ta koordinoj me miqtë e mi udhëtimin. Tani për tani fillon një periudhë pushimesh kudo. Përveçse unë s’kam ndërmend të bëj pushime, po sapo mjedisi mos jetë kaq festiv me pushime, unë do shkoj”, tha ai.
Berisha njoftoi më herët gjatë ditë së sotme se atij dhe familjarëve të tij u është hequr “non grata” dhe kufizimi për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një rishqyrtimi të çështjes nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




