“Toka Jonë”, panairi i shkollave në Lezhë, nxënësit prezantojnë prodhimet e kultivuara në kopshtet shkollore përgjatë vitit

Aktualitet | 5 muaj më parë

Në fillim të këtij viti, çdo shkollë në Lezhë krijoi kopshtin e saj, ku nxënësit mbollën kultura të ndryshme bujqësore, të përshtatura sipas zonave. Pas muajsh pune, produktet u ekspozuan në panairin bujqësor “Toka Jonë”.

Nxënës dhe mësues nga 25 shkolla u mblodhën në Balldre për të prezantuar prodhimet e kultivuara prej tyre, duke përcjellë një mesazh të fortë për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe vlerësimin e tokës si një burim jetik.

“Kemi mbjellë dhe jemi kujdesin për to. Ne po kujdesemi për mjedisin dhe tokën tonë që të ketë ajër të pastër”.

“Kemi bërë gatime të ndryshme nga shkolla jonë. Duhet të ushqehemi shëndetshëm është mesazhi ynë”, thanë disa nga nxënësit.

Panairi u zhvillua në kuadër të një projekti mësimor të iniciuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në Lezhë, me përfshirjen e të gjitha Zyrave Vendore të Arsimit në qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme