Blendi Klosi: PS, forca politike që e çon Shqipërinë në Bashkimin Evropian

Politikë | 5 muaj më parë

Në kuadër të festimeve për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, mbajti një fjalë hapëse duke theksuar rolin historik të kësaj force politike si udhëheqëse e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Duke folur në aktivitetin e 35-vjetorit të themelimit të PS, Klosi nënvizoi se Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet forca politike që i ka shërbyer vendit.

“Në këtë udhëtim të 35-vjetorit, bashkë u jemi përulur të gjithë themeluesve për sakrificën që ata kanë bërë për krijimin e kësaj force të madhe.

Të gjithë së bashku kemi dhënë mbështetjen e pakursyer për lidershipin e Partisë Socialiste, për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili së bashku me PS-në po e çon Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Ne socialistët kemi shprehur dhe kemi qenë së bashku me njerëzit e thjeshtë, të gjithë ne jemi krenarë se Partia Socialiste në 35 vjet i ka shërbyer vetëm Shqipërisë.

Prandaj ne jemi të gjithë këtu së bashku jemi kaq shumë për të uruar që përvjetorët e tjerë të jenë përvjetorë evropianë të Partisë Socialiste”, tha Klosi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme