Mbappé premton një model të ri festimi në Kupën e Botës

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Nëse shënon në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Senegalit (të martën, 16 qershor, në orën 21:00), Kylian Mbappé mund t’i surprizojë të gjithë me një festë të re, duke simuluar, pasi të ketë kryqëzuar krahët si zakonisht, të luajë në flaut, instrumentin që prindërit e tij ia rekomanduan kur ishte fëmijë. Kjo është ajo që ylli francez i premtoi prezantuesit James Corden në një episod të regjistruar disa javë më parë.

Në një fragment të transmetuar në orët e fundit nga Fox Sports, në veçanti, gjatë bisedës ‘Carpool Karaoke’, Corden i kaloi një flaut Mbappé-së, duke i kërkuar të luante disa nota. “Humba gjithçka”, bëri shaka sulmuesi, i vetëdijshëm se notat e para nuk ishin perfekte. Më vonë, tingulli u përmirësua dhe Corden sugjeroi festimin e ri. “Do ta bëj unë për ty”, i tha francezi, tani mbetet të shihet nëse do ta mbajë premtimin e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme