Zyrtare: Mancini largohet nga Al-Sadd

Tani është zyrtare: Roberto Mancini nuk është më trajner i Al-Sadd. Njoftimi erdhi menjëherë nëpërmjet një videoje të postuar nga vetë trajneri, në të cilën ai falënderoi tifozët e ekipit për mbështetjen e tyre: “Na ndihmuat të ngjitemi përsëri në renditje për të fituar ligën. Faleminderit klubit dhe drejtorëve të tij që më ndihmuan mua dhe stafin tim të integrohemi. Faleminderit lojtarëve të mi fantastikë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe që gjithmonë japin gjithçka për ekipin”.
Mancini mbetet kandidati kryesor për pozicionin e ekipit kombëtar të Italisë, largimi i tij nga Al-Sadd është sigurisht një shenjë për t’u marrë në konsideratë, duke pasur parasysh se kontrata e tij skadonte në vitin 2027.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



