Tiranë/Kapet në flagrancë 53-vjeçari në Farkë, i armatosur dhe i dyshuar për disa vjedhje banesash
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Lugina e Errët”, duke arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar që dyshohet se po përgatitej të kryente një vjedhje banese në zonën e Farkës.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi A. K., 53 vjeç, banues në Durrës dhe me precedent të theksuar kriminal për vepra penale kundër personit dhe pronës, është lokalizuar dhe kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 teksa po tentonte të hynte në një banesë.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, si dhe mjete të dyshuara për kryerjen e vjedhjeve, përfshirë kaçavida, pinca, doreza, maskë të zezë, kapele dhe një shumë parash.
Nga hetimet ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera vjedhjesh ose tentativash për vjedhje banesash në zonën e Farkës. Konkretisht, më 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi, ndërsa më 05.06.2026 ka tentuar të vjedhë një tjetër banesë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




