Bregu i Fildishtë: Elye Wahi nën hetim për baste, u arrestua në maj në Francë

Elye Wahi, sulmues i Bregut të Fildishtë që luan për Nice, u arrestua më 29 maj për manipulim ndeshjesh. Ai u akuzua për përpjekje për të manipuluar rezultatin e ndeshjes kundër Metz më 17 maj 2026. Sulmuesi i lindur në vitin 2003 u lirua më vonë, por mbetet nën hetim. Wahi aktualisht luan për Bregun e Fildishtë në Kupën e Botës dhe ishte titullar në ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit.
Lajmi u zbulua nga gazeta e njohur amerikane The Athletic, e cila kontaktoi forcat e rendit: “Mund të konfirmojmë se një futbollist 23-vjeçar, i cili garon në Ligue 1 franceze, u arrestua më 29 maj si pjesë e një hetimi të hapur nga zyra e prokurorit të Marsejës për akuzat për mashtrim të organizuar, korrupsion në sportet e organizuara, menaxhim të të ardhurave nga krimi dhe pastrim parash. Ai u lirua pasi u mor në pyetje në paraburgim nga policia. Hetimi është duke vazhduar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




