Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutimin e raportit të miratuar nga PE

Politikë | 5 muaj më parë

Kuvendi ka rrëzuar me 28 vota pro dhe 79 kundër, kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutimin në seancë plenare të rezolutës së miratuar një ditë më parë për Shqipërinë nga Parlamenti Europian.

Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Kryedemorkati kërkoi tërheqjen e rendit të ditës dhe diskutimit të ahgjendës së protestës së qytetarëve mbiplanin për investim në Zvërnec që siç theksoi kryedemokrati, u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Europian.

“Në procesverbal keni censuruar fjali të tëra nga tmerri që keni nga fjala ime. Gjithcka lexuat ju, është sfidë dhe karshillëk për protestën e qindra-mijëra shqiptarëve që kanë një agjendë, në më të drejtën që ka pasur ndonjëherë vendi, që u mbështet fuqimisht ngsa PE-ja, që ky parlament s’mund të trajtojë çështje tjetër përvecc agjendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi. Tërhiq rendin e ditës dhe t’i rikthehemi agjendës. Ky është detyrimi absolut i këtij parlamenti në mënyrë që të mos përfundojë dhe ky aty kuy meriton sa më shpejt”, deklaroi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme