Balla nga foltorja e Kuvendit: PS votoi pro amendamentit evropian. Berisha më i humburi nga protestat i morën sheshin

Politikë | 5 muaj më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë seancës plenare të zhvilluar sot (18 qershor), vlerësoi faktin që protestat e zhvilluara deri më tani kanë qenë paqësore dhe pa akte dhune.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se një nga arritjet e protestave është mungesa e incidenteve të dhunshme, duke theksuar se ato janë zhvilluar “pa molotovë, pa fishekzjarrë dhe pa dhunë”.

Duke iu referuar debatit për amendamentin 17 në Parlamenti Evropian, Balla akuzoi opozitën se ka votuar kundër këtij amendamenti, duke ndjekur qëndrimin e Partia Popullore Evropiane, pjesë e së cilës është. Sipas tij, edhe konservatorët evropianë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim.

“Nëse ka një fitore të këtyre protestave është fakti se këto protesta deri më tani janë paqësore, pa molotovë, pa fishekzjarrë, pa dhunë dhe mbi të gjitha i morën sheshin atij atje. Të hënë për të hënë me krushqit 40-50 vetë tani ata ta morën Sali. Humbësi më i madh i këtyre protestave je ti Sali.Gjithë kjo përpjekja jote për të çuar punonjësit e Syrit, për të çuar deputetët vjedhurazi, nuk ka asnjë protestë në botë kundër CDU, CSU dhe deputetët e CDU të shkojnë në një protestë të AFD, ky është një krahasim që pak e kuptojnë këtu. Sa i përket amendamentit 17 të propozuar nga Thomas Waitz dhe deputetët e tjerë të gjelbër. Ju për amendamentin 17 keni votuar kundër në PE sepse partia popullore evropiane në të cilën bëni pjesë votoi kundra. Po ashtu edhe partia Konservatore. Ne të Partisë Socialiste kemi votuar pro amendamentit evropian, ju keni votuar kundër dhe kjo është vërteta për të gjithë qytetarët”, u shpreh Balla.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme