Monodrama “Andrra e Nan’ Terezës” u shfaq për publikun në Ersekë

Kulturë | 5 muaj më parë

Në ambientet e bibliotekës “Skënder Luarasi” në Ersekë u shfaq monodrama “Andrra e Nan’ Terezës, Njerëzorja Hyjnore”, një produksion artistik kushtuar jetës dhe veprës së shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

E interpretuar nga Justina Aliaj dhe me regji të Gëzim Kame, monodrama solli për publikun kolonjar dimensionin njerëzor dhe shpirtëror të figurës së Nënë Terezës, përmes një interpretimi emocional dhe të ndjerë.

“Frymëzimi ka qenë i madh për mua, ka qenë një ëndërr kjo figurë, një privilegj është roli më i rëndësishëm, më i vështiri që unë e var në gjerdanin e karrierës time”, tha aktorja e madhe, Justina Aliaj.

Shfaqja u mirëprit nga publiku i pranishëm, i cili e vlerësoi interpretimin me duartrokitje. Përmes këtij rrëfimi skenik, organizatorët synojnë të përcjellin tek brezat e rinj frymën e humanizmit, dashurisë dhe përkushtimit ndaj njeriut, vlera që identifikojnë figurën e Nënë Terezës.

Gazetare: Xhensila Lazi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme