Agjenda/ Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS. Në fokus procedurat e ndjekura për investimin në Zvërnec dhe Sazan

Politikë | 4 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme (20 qershor) Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Kjo mbledhje pritet të hapet me fjalën e kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ndërsa më pas do të mbajë fjalën e tij kryeministri Rama.

Sipas agjendës, në këtë mbledhje do të diskutohen një sërë çështjesh, mes të cilave edhe procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec, si dhe interesi i shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.

Po ashtu, priten diskutime mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Në rend të ditës është edhe një informim mbi ecurinë e Reformës Administrativo-Territoriale, ndërsa do të trajtohen gjithashtu detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performanca e anëtarëve të Grupit Parlamentar.

Mbledhja pritet të mbyllet me fjalët përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla..

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme