Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër

Aktualitet | 5 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në liqenin e Viroit.

Bëhet e ditur se viktima është B.K, i cili punonte si roje në parkun e Viroit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e mbytjes së tij.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme